Ndërron jetë imami kosovar
Ka ndërruar jetë imami i njohur kosovar, mulla Faik ef. Murati.
Lajmin e ka bërë të ditur Bashkësia Islame e Kosovës.
“Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, më 13 janar 2024, me namaz të ikindisë, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.
Ky është njoftimi i plotë:
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sonte, më 12 janar 2024, në moshën 83 vjeçare, ndërroi jetë ish-imami i fshatit Desivojcë, mulla Faik ef. Murati.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, më 13 janar 2024, me namaz të ikindisë, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm të Gjilanit.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!