Nën kërcënimin e armës, një personi në Prishtinë i vidhen 80 euro

Një person është kërcënuar me armë zjarri mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, shkruan Insajderi.

I njëjti ndodhej në një lokal në rrugën “Bill Klinton”, kur iu drejtua armë dhe ju morën 80 euro.

Pasi ka marrë të hollat, viktima mashkull ka raportuar në Polici se i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është në procedurë hetimore.

Lexo edhe:  Kjo është perandoria e Naser Imerit të "Ariani Company": 500 punëtorë, e 6500 banesa të ndërtuara