Rast tjetër i rëndë: Një burrë në Fushë Kosovë ther me thikë bashkëshorten e tij

Një rast tjetër i rëndë ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, ku një person po dyshohet se ka therur me thikë bashkëshorten e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, viktima tashmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe akoma nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Posa Policia ka arritur në vendin e ngjarjes i dyshuari është arrestuar dhe tashmë është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Lexo edhe:  Ish-polici: Nëse është nevoja, jam i gatshëm ta veshi prapë uniformën pa pagesë për veriun e Kosovës