Vdes një femër në shtëpinë e pleqve

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër ka ndërruar jetë në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.

E ndjera ishte e nacionalitetit serb.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti është cilësuar si ‘hetim i vdekjes’.

“Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lexo edhe:  E frikshme: Bie tavani në tunelin e banesave tek sheshi në Mitrovicë