Gjendet një bombë me telekomandë në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Të martën një person ka raportuar në polici se mbi kioskën që shërben si zyre në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti është inicuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”