Del video e tre shqiptarëve që u rrahën barbarisht në Malin e Zi

Mësohet se sot gjatë ditës tre shqiptarët ishin nisur për në Gjermani dhe janë rrahur sapo kanë zbritur nga trageti në Kotorr të Malit të Zi. Lajmi u denoncua përmes rrjeteve sociale nga familjarët e tyre, të cilët pretendojnë se ata u rrahën nga 6-7 persona të veshur me veshje ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia që thanë se tre shqiptarë janë rrahur nga një grup prej 7 personash pa asnjë shkak.

Sot me date 06.01.2023 rreth ores 14.00 ne vendin e quajtur Zelenika ne afersi te qytetit te Hercegnovit tre shtetas shqiptare me nje mjet me targa gjermane jane sulmuar nga nje grup prej 6 ose 7 personash pa asnje shkak, duke i goditur fillimisht makinen dhe pas daljes se dy shtetasve shqiptare nga makina jane sulmuar fizikisht edhe keta shtetas duke ju krijuar plage ne pjese te ndryshme te trupit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Keta shtetas jane paraqitur ne policine lokale me Hercegnovi per ndihme dhe jane trajtuar fillimisht na ana e mjekut ligjore ku jane konstatuar demtime te kategorizuar rrahje.

Nga ana e policise malazeze ju eshte kerkuar te benin denoncim por keta shtetas te friksuar nuk kane pranuar te bejne nje gje te tille deri ne ardhjen e nje avokati shqiptar.

Shtetasit e demtuar jane:

1- Klodjan Meaj

2- Azem Dervishi

3-Doris Kopaci.

Më poshtë mund t’i shikoni pamjet:

VIDEO

Lexo edhe:  Gjest shembullor: Qytetari gjen një kuletë me para, dhe dorëzon në Policinë e Kosovës