Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë – kjo është vepra për të cilën kërkohet
Policia ka shpallur në kërkim një person të panjohur, të dyshuar për zjarrëvënie të kryer me 9 gusht të këtij viti në Gjilan.
Policia ka publikuar foton e të dyshuarit i cili deri më tani nuk është arritur që të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njofton se bazuar në ligjin për publikimin e imazheve-fotografive dhe shënimeve të tjera të personit të kërkuar dhe në bazë të Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët Personi në foton e bashkangjitur është i dyshuar për përfshirje në veprën penale ,,Zjarrvënje’’ i ndodhur me datën 09.08.2022 në Gjilan dhe i njëjti deri më tani nuk është arritur të identifikohet.
Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.