Vajza rrah nënën e saj në Prishtinë, 53-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se ka rrahur nënën e saj.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se 53-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të bijën, ajo e ka sulmuar fizikisht.
Si rezultat i denoncimit, 29-vjeçarja është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.
Me urdhër të prokurorit, e dyshuara do të hetohet në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.