Kosovari arratiset nga burgu në Memmingen të Gjermanisë

Një burrë nga Kosova është arratisur nga burgu në qytetin e Memmingenit në Bavari të Gjermanisë.

Ai po vuante një dënim për vjedhje të rëndë.

Bëhet e ditur se i dyshuari është 26 vjeçar, i cili rreth orës 08:30 të mëngjesit të së enjtes ka arritur të arratiset nga burgu.

“Sapo u kuptua informata, oficerët e policisë së Memingen kërkuan të arratisurin me forcat e tyre, si dhe me mbështetjen e policisë shërbimeve të tjera emergjente dhe me qen në Untermasfeld, në të gjithë zonën e qytetit Memingen dhe zonën përreth, por deri më tani pa sukses”, ka thënë policia gjermane për gazetën Bild.

Sipas policisë gjermane, kështu përshkruhet i burgosuri: Burri ka flokë shumë të shkurtër, një figurë normale/të hollë dhe ndoshta ka veshur një kostum me ngjyrë të kuqe me vija të bardha anash si dhe një bluzë me ngjyrë të çelur dhe këpucë të zeza.

Policia lëshoi ​​një paralajmërim për popullatën në një intervistë për BILD: “Mos merrni autostop, raportoni njerëzit e dyshimtë në polici dhe mos veproni vetë”.

Lexo edhe:  “Asnjo t’gjallë nuk e lshoj”/ Tmerrohet familja në Deçan, një person u shkon te dera me AK-47 dhe gjuan