Nura ftohet nga Kongresi Amerikan të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në ShBA

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pranuar ftesën nga Kongresi Amerikan, për të marrë pjesë në ngjarjen e përvitshme të Lutjeve të Mëngjesit në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nura ka thënë se ndihet i nderuar të jetë pjesëmarrës në këtë ngjarje bashkë me liderë e udhëheqës botëror nga 140 kombe të globit.

Postimi i plotë:

Ndihem i nderuar nga ftesa e Kongresit Amerikan, për të marrë pjesë në ngjarjen e përvitshme të Lutjeve të Mëngjesit në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me liderë e udhëheqës botëror nga 140 kombe të globit.
Nder jo vetëm për mua, por edhe për Komunën e Skenderajt!

Lexo edhe:  Lajm i hidhur, vdes ish mësuesi i respektuar nga Skenderaj