Kurbeti i rëndë: Prindërit shpërthejnë në lot gjersa përcjellin fëmijët në Aeroport
Një fluks i madh i njerëzve që po largoheshin nga vendi u panë të martën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e bashkë me ta edhe familjarë që po i përcillnin.
Një qytetar që përcolli të birin me familje, tha për lajmi.net se u mërzit që ata po shkonin por shtoi se nuk kishin zgjidhje tjetër.
“Po të kallxoj drejt shyqyr që janë atje, qysh s’u mërzitëm. Veç unë e kjo jemi”.
“Çka me bo këtu me 100 euro pension. Me i pas 500 euro verë e dimër, tybe në të ishin shku”.
“Mirë nuk është më lëshu vendin tonë, por e kupton ti vet, me qët rrogën tane e pagë tane vështirë është me jetu këtu”, deklaroi ai.
E bashkëshortja e tij nuk po mund t’i mbante lotët.