Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje specifike në Liqenin e Ujmanit

Lagunari italian, pjesë e Batalionit Rezervë Operacional është vendosur në veri të Kosovës, ku në kuadër të misionit të KFOR-it, me Regjimentin 186 italian Paracadutisti “Folgore”, kanë zhvilluar stërvitje specifike në Liqenin e Ujmanit.

Në njoftim është bërë e ditur se Lagunari për katër orë simuloi një patrullë me aktivitete të kombinuara.

“Gjatë një periudhe katër orëshe togu lagunari simuloi një patrullë me aktivitete të tjera të kombinuara amfibe dhe gjithashtu simuloi një ulje në një mjedis jo të lejuar”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Lexo edhe:  Ky është 44-vjeçari që gjeti vdekjen në pyllin e Stançiqit në Gjilan, traktori u rrokullis disa herë