Lirohet i dyshuari për kërcënimin ndaj kryetarit të Vushtrrisë
Gjatë ditës së djeshme u raportua për rastin e kërcënimit ndaj kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi. Lidhur me rastin ishte arrestuar Shemsi Syla, i cili me urdhër të prokurorit u dërgua në mbajtje.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Syla gjatë ditës së sotme ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Dega Vushtrri.
Sinjali mëson se Gjykata ka marrë vendim për lirimin e Sylës, me arsyetimet se nuk është arritur që të argumentohet dyshimi se ai ka kryer veprën penale ‘Kanosje’.