Sami Lushtaku uron veteranët për ditën e tyre, publikon foto me Adem e Hamëz Jasharin

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka uruar veteranët për ditën e tyre, ndërsa ka publikuar foto me Adem Jasharin e Hamës Jasharin.

Ai ka thënë se ata lirinë e atdheut e kërkuan përmes grykës së pushkës dhe guxuan të përballen me vdekjen.

“Bashkëluftëtarëve që në ditët më të vështira guxuan të përballen me vdekjen. Atyre që lirinë e atdheut e kërkuan përmes grykës së pushkës. Gëzuar 30 Dhjetorin – Ditën e Veteranëve!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Lexo edhe:  KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës