Aksident i frikshëm në Gllarevë, veturat bëhen “kërrsh”
Një aksident i rëndë trafiku ku janë përfshirë një basketbollist dhe ish drejtori i klubit të KB Pejës, ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës në Gllarevë.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për ish-drejtorin e KB Pejës, Arbër Elshani dhe ish-kapitenin e KB Pejës, Arti Hajdari.
Sinjali ka siguruar pamjet nga ky aksident, ku sipas sinjalizuesve, mësohet se dyshja ishin goditur nga një automjet i cili po voziste me shpejtësi rreth 100km/h, dhe si pasojë e kësaj ata janë përplasur nga shiriti tjetër.
Lidhur me këtë aksident, dyshja kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.
Ndryshe, Arti Hajdari tashmë është pjesë e klubit nga Prizreni, KB Proton Cable Prizreni, pasi fillimisht nisi sezonin në KB Prishtina, ndërkohë Arbër Elshani deri vonë ishte drejtor i klubit pejan ku shërbeu aty për disa vite.