Shteti ngre alarmin, paralajmëron sulme të reja nga Serbia

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë muajit të fundit kanë bërë paralajmërime për sulme të reja nga Serbia.

Kryeministri Kurti gjatë javës së kaluar në një konferencë për medie, ka folur për mundësinë e sulmeve të reja nga Serbia.

Ai tregoi se grupi i Radojiçiqit po vazhdon të riorganizohet në Serbi, duke planifikuar edhe sulme të reja në Kosovë.

“Trajnimet drejtohet nga ushtarak të pensionua serb, të cilët kanë grada të larta si gjeneral, kolonel e nënkolonel dhe të cilët kanë njohuri për Kosovën, të cilët mbase kanë shërbyer në ushtri edhe gjatë kohës së fundit në Kosovë. Ushtrimet janë duke i kryer për vendosjen e minave anti-tank në kushte dimërore dhe për snajper”, ka thënë Kurti.

“Radoiçiq po vazhdon përgatitjet për sulme të reja ndaj Kosovës, po mban takime sekrete në BIA. Pjesëtarë terroristë po paguhen nga dy mijë euro, ata po strehohen në objektet e tij. Planet për sulme tentojnë destabilizimin e vendit tonë. Në vend se të dorëzon terroristët, Serbia po shfrytëton ata për sulme të reja. Terrorizimi është sfidë për ne, por nuk do të triumfojë”.

Kurti po ashtu dha edhe detaje të tjera për disa planfikime që janë bërë gjatë nëntorit 2023 nga grupet serbe.

“Gjatë nëntorit 2023 ka pasur planifikime që të kryhet një sulm në drejtim të komunës së Zubin Potokut, me qëllim marrjen e vilës së Radoiçiqit në brigjet e Ujmanit, por këto plane janë pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve në Serbi. Plani paraprak për sulme hakmarrëse nga PK-së kemi marrë vesh se ka ndryshuar pas intensifikimit të patrullimit të PK-së e KFOR-it rreth kufirit me Serbinë”.

Lexo edhe:  Aksident në Galicë të Vushtrrisë, lëndohet një person