Aksident i rëndë në Shqipëri, 7 të lënduar mes tyre dy fëmijë

Nje aksident trafiku ka ndodhur pak minuta me parë në aksin e autostradës Levan-Tepelenë në afërsi të vendit të quajtur “24 orarëshi” në Poçem.

Burime zyrtare nga policia e Fierit pohojnë se janë përplasur dy automjete e si pasojë janë plagosur dy fëmijë të cilët po transportohen në urgjencën e spitalit Rajonal Fier për tu dhënë ndihma e parë mjekësore.

Në vendngjarje kane shkuar forca të policisë rrugore dhe ekspertët për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

Burimet paraprake pohojne per 7 te plagosur. 5 jane paraqitur ne spital deri tani.

Nder ta 1 femije 3 vjeç eshte me rende e eshte futur ne sallë të operacionit. Priten edhe 2 persona te tjere qe te vijne ne spital te marrin ndihmen mjekesore.

Lexo edhe:  “U sulmuam nga 5 drejtime”, “E rrëzuam dronin” – Rrëfimet e policëve që ishin pjesë e aksionit kundër terroristëve në Banjskë