40-vjeçari në Skenderaj ia sheh sherrin TikTok-ut, përfundon në Polici pasi publikimit të një videoje

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjetin social TikTok shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallë herë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, ata shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Pemishtë të Skenderajt, ku një i 40-vjeJar ishte filmuar duke përdorur armën e zjarrit, pamje këto që janë publikuar në rrjetin social TikTok.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se Policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin, me ç’rast i njëjti është kapur.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka deklaruar se ka shtënë me armën e cila është e pajisur me leje.

Pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

Lexo edhe:  Vrasësi i 11 vjeçarit Kujtim Veselit u dënua sot edhe me 15 vjet tjera burgim