Sulmi me thikë në Prizren ndaj këmbësorit, arrestohet një i dyshuar
Gazeta Sinjali raportoi për një ngjarje të tmerrshme të ndodhur sot në Prizren, ku pas një konflikti në komunikacion, pasagjeri i një veture dyshohet se ka sulmuar me thikë një këmbësor.
Lajmin e konfirmoi për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën Anakaraja teksa i dyshuari ende nuk ishte kapur.
Sinjali mëson se një person tashmë është arrestuar një person i dyshuar lidhur me ktëtë rast.
Ndërkohë gjithashtu Sinjali merr vesh se viktima i cili ishte goditur me thikë në qafë, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.