Aksident në Fushë Kosovë, një person shihet i shtrirë në rrugë

Thuajse çdo ditë po shtohet numri i aksidenteve në vendin tonë, kjo vjen nga pakujdesia e shoferëve dhe mos përshtatja e shpejtësisë në trafik.

Para pak minutsh ka ndodhur një aksident trafiku në Fushë Kosovë.

Nga pamjet qe ka siguruar Gazeta Sinjali, shihet se një veturë e ka goditur një këmbësor, ku shihen qytetarët duke ia ofruar ndihmën e parë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe një patrullë e Policisë së Kosovës që tashmë po merret me rastin.

Lexo edhe:  “Mos u afroni, që ma gjen diçka nanën a grunë shtatzanë keni punë me mu”/ 31-vjeçari i kërkuar kapet në Prishtinë, tenton të ikë si në filma