Po peshkonte në lumin Buna, bie aksidentalisht një burrë nga Mitrovica

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Këta janë dy të arrestuarit për gjuajtjen me armë në Gjakovë – u kapën me dy rinj se frenuan vrullshëm