Ky është personi i cili u gjet i vdekur në Obiliq afër shtëpisë së tij
Mëngjesin e djeshëm një burrë në fshatin Lajthishtë të Obiliqit është gjetur i vdekur në një rrugë afër shtëpisë së tij. Për rastin në fjalë Policia e Kosovës u njoftua nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare e kësaj komune, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima është Ferat Musliu, për vdekjen e të cilit kanë reaguar edhe familjarët e të ndjerit.
“Të Allahut jemi dhe tek ti do të kthehemi ! Sot me 15.12.2023 ka ndërruar jetë Baba ynë Ferat (Hamdi) Musliu varrimi bëhet nesër me 16.12.2023 me Ikindi në ora 14:00 në varrezat e fshatit Raskovë . Të pikëlluar familja Musliu”, u tha në njoftimin e familjarëve.