“Golf VII” fundoset në ujë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një veturë është fundosur në kanalin e mbushur nga uji në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar video nga vendi i ngjarjes ku vetura “Golf VII” shihet se ka mbetur në ujë dhe se dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Nuk është raportuar për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes është paraqitur policia e cila po merret me rastin./IndeksOnline/

Lexo edhe:  “Dy herë brenda ditës më kanë kërkuar para…” – rrëfimi i kosovarit që u mashtrua dhe u pagoi 150 mijë euro mashtruesve