Vdes një polic i Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur pjesëtari i Policisë së Kosovës, Muhamet Hajdini.

Në një telegram ngushëllimi, sindikata ka njoftuar për vdekjen e Hajdinit dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë, Muhamet Hajdini, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta” thuhet në njoftimin e sindikatës.

Lexo edhe:  Policia i gjen 19 qese drogë në organe gjenitale - Ky është 24-vjeçari nga Peja i arrestuar për shitblerje të drogës