U përfshi në tri raste të vjedhjes, i mituri në Fushë Kosovë arrestohet nga Policia

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu i ndodhi edhe një të mituri në Fushë Kosovë, i cili dyshohet se është përfshirë në disa raste të vjedhjes.

Sinjali mëson se 15-vjeçari dyshohet se ka kryer tri vjedhje, ku në dy prej tyre ka thyer dy vetura dhe ka vjedhur shuma parash. Po ashtu, i njëjti dyshohet se ka vjedhur edhe një kuletë me shumicë të konsiderueshme parash brenda saj.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprat për të cilat dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vjedhje’ dhe ‘Vjedhje e rëndë’.

Lexo edhe:  Nura i shkon për vizite në shtepi familjes Hajdari, pasi fëmija i tyre u zgjua nga koma pas shumë kohë