“Ia bllokuan Ambulancës shiritin emergjent për 10 min”, qytetari i revoltuar me shoferët pas aksidentit në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sonte në mbrëmje në Komoran të Drenasit, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë katër persona pësuan lëndime trupore. Të lënduarit u dërguan në spital me urgjencë, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Si pasojë e aksidenti, rruga menjëherë u bllokua, për t’u liruar pas një periudhe të shkurtër, teksa Policia intervenoi në vendin e ngjarjes.

Por siç ndodhë shpesh në vendin tonë, shumë shoferë shfrytëzojnë shiritin emergjent për të lëvizur, edhe sonte disa vetura ia bllokuan këtë shiritin autoambulancës.

Një qytetar që ndodhej në vendin e ngjarjes, i revoltuar tha se për 10 minuta Autoambulanca nuk mund të lëvizte.

“Sot e kuptova sa njeri e merr lejen me pare në Kosovë,  ia bllokuan Ambulancës trakën urgjente, për mbi 10 min mbeti Ambulanca e bllokuar prej disa persona të pandërgjegjshëm. TMERR” – ka shkruar ai te artikulli i Sinjalit që u publikua në Facebook.

Lexo edhe:  Pamje: Vuçiç mbërrin në Tiranë