Bastisje në Mitrovicë, arrestohet një 24 vjeçar
Një person është arrestuar në qytetin e Mitrovicës pasi gjatë bastisjes së policisë iu gjetë një armë zjarri me një fishekë.
Bastisja u realizua me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Në njoftim thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.
Ndaj të dyshuarit ka rezultuar të ketë edhe urdhëresë aktive nga Gjykata për një vepër tjetër penale, në bazë së cilës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit.