E dhimbshme: Mërgimtari nga Suhareka humb jetën në një aksident të rëndë në Francë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Francë, ku një shtetas Kosovar ka humbur jetën në një aksident të rëndë.
Viktima është Zymer Kolgeci, nga fshati Vraniq i Suharekës.
Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e ka dhënë shoqata ‘Vraniqi’ në rrjete sociale.
“Sot fshatit tonë i erdhi një lajm tragjikë për ndarjen nga jeta e bashkfshatarit tonë i cili jetonte në Franc Zymer Jahir Kolgeci ku aksidentalisht edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.