Lokali në Suedi ku punonte Liridona del me një njoftim të ri për fondet, zgjedh fjalët më të mira për të
“Lejas Café”, lokali suedez ku kishte punuar e ndjera Liridona Ademaj, ka njoftuar se është mbyllur afati për mbledhjen e fondeve – mjetet e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor në Prishtinë, i dyshuari kryesor për vrasjen e saj është Naim Murseli, bashëshorti i saj që tashmë është në paraburgim teksa hetimet po vazhdojnë.
Por dhimbjen për Liridona Ademajn e ka përshkruar kompania ku ajo kishte punuar.
Përmes një postimi në Facebook, “Lejas Café”, ka publikuar një fotografi të Liridona Ademaj teksa shënonte ditëlindjen e 30’t – që për të ishte e fundit.
Për ta nderuar familjen e saj, lokali në fjalë nisi të mblidhte fonde dhe i ka falënderuar ata që dhuruan.
”Edhe një herë, duam të ju falënderojmë shumë të gjithëve për angazhimin tuaj të madh dhe të gjitha fjalët, veprat dhe mendimet e bukura që keni kontribuar. Mbledhja e fondeve për familjen e Liridonës është mbyllur me këtë rast dhe do t’i kalojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.
Pos kësaj “Lejas Café”, ka përshkruar Liridona Ademajt me epitete të larta si “zemër e artë”, “yllë në punë”, dhe si një grua e buzëqeshur.
“Do te kujtojme gjithmonë me buzëqeshjen me te madhe ne buze. Aty ku gjithmonë keni qëndruar pozitiv dhe keni marrë klientë në arkë. Ti kishe një zemër të artë. Ishe miqësore dhe e dobishme. Ishe bujar dhe gazmor. Ti ishe një yll në punë. Ti ishe një model se si duhet të jetë një punonjës në Lejas. Erdhe si engjell dhe ike si engjell. Shpirti yt pushoftë mes yjeve më të ndritshëm të parajsës. Ishe i dashur dhe do të na mungosh përgjithmonë. Mirupafshim Lilly jonë më e bukur”, thuhet në përshkrim.