Zhduket e mitura nga Vushtrria – Nëna e saj përveç nga Policia kërkon ndihmë edhe nga qytetarët
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Mbrëmë një nënë nga Vushtrria ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ka bërë me dije se ka humbur kontaktet me vajzën e saj.
E njëjta ka kontaktuar edhe redaksinë e Sinjalit për të kërkuar ndihmë. Ajo deklaron se vajza e saj është 17-vjeçarje, quhet Olta Ejupi dhe që mbrëmë nuk di asgjë për fatin e saj.
Ejupi po ashtu fton lexuesit e Sinjalit, se kushdo që ka ndonjë informacion për vajzën e saj të thërras në numrin e telefonit: 048400507
Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër e moshës së mitur, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është nën hetime”, tha ai.