Kjo është qendra tregtare në Skenderaj që u denua për mashtrim me çmime

Komuna e Skenderajt me anë të rrjetit social në facebook ka njoftuar se inspektorati komunal ka gjobitur njërën nga qendrat e mëdha tregtare, pasi është konstatuar mashtrim me çmimin e produktit ushqimor.

Burimet e portalit rajoni.org, brenda komunës se Skenderajt kanë treguar se qendra tregtare qe është gjobitur për mashtrim me çmime është ETC.

Sipas aktvendimit të publikuar nga komuna zyrtar të Drejtorisë së Inspekcionit, qytetari që e ka denoncuar rastin, ka paguar produktin me çmimin prej 3.79 euro, edhe pse i njëjti ka qenë në zbritje 3.19 euro.

Inspektorët kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pasi kanë vlerësuar dëshmitë, kanë konstatuar veprën, e cila bie në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtje të Konsumatorit. Për këtë shkelje, qendra tregtare është gjobitur në vlerën e 500 eurove.

Komuna e Skenderajt fton të gjithë qytetarët që të vazhdojnë bashkëpunimin e deritanishëm me Komunën e Skenderajt, e cila nuk do të bëjë përjashtime kur vihet në pyetje interesi i qytetarit, në mirën e përgjithshme publike.

Lexo edhe:  Një fëmijë goditet me guri në sheshin e qytetit - ambulanca dhe policia delin në vendin e ngjarjes