Njoftohet se po bastiset shtëpia e një ish-bashkëluftëtari të Salih Mustafës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë me dije se Gjykata Speciale është duke vazhduar aksionet e bastisjeve.
Klinaku ka thënë se është informuar është duke u bastisur shtëpia e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha.
Këtë Klinaku e ka bërë me dije përmes një shkrimi në Facebook.