Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet reshje lokale bore. Fillimisht do të fillonjë reshjet e shiut nën ndikimin e një cikloni të dobët që po ndikon në kushtet e motit në rajonin tonë. Cikloni po kalon nga Deti Adriatik në drejtim të verilindjes në Evropë dhe një tjetër ciklon i dobët nesër do të gjendet në Detin Egje në juglindje.

Shumë shpejt pritet të fillojnë erërat veriore e verilindore në Kosovë dhe veriperëndimore në bregdetin e Shqipërisë.

Reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore në Kosovë, verilindje dhe lindje të Shqipërisë, dhe disa pjesë në Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi. Nuk priten reshje bore në tërë territorin e Kosovës sidomos nuk duhet pritet borë në zonat më të ulëta të Dukagjinit dhe disa zona tjera të ulëta të Kosovës ku mund të ndodhin fjolla sporadike të herëpashershme. Në përgjithësi nuk priten reshje të mëdha dhe nuk priten akumulime, përpos viseve kodrinore-malore ku mund të kemi disa cm. të reja borë, por as atje nuk pritet të ketë reshje të mëdha bore.

Në fakt reshjet e borës do të jenë estetike (aty ku ndodhin) dhe sa për tu kënaqur sadopak me pamjet që sjellin reshjet e borës, por skenar të vërtetë dimëror nuk pritet të kemi ende. Dimri vetëm sa ka filluar dhe kjo gjendje është plotësisht normale për këtë periudhë kohore. Temperaturat do të shënojnë ulje, por pa ndonjë të ftohtë të madh.

Reshje sporadike dhe të dobëta mund të ketë edhe të premten në disa vise, ndërsa të shtunën dhe të dielën na pret mot më stabil, por relativisht i ftohtë, megjithatë me rritje të lehta të temperaturave ditore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  “TeamLuizi”, futbollistët e Dritës i lyejnë flokët në të bardha – tifozët “shpërthejnë” në komente