Arrestohet një person në Ferizaj për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Të martën një person është arrestuar një person nën dyshim për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të fëmijëve në pornografi.

“Drejtoria e Hetimit për Krime Kibernetike pas veprimeve hetimore, ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur [Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi]”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.

Lexo edhe:  22-vjeçarja në Podujevë e kap për fyti kunatën, e akuzon se ka një marrëdhënie me burrin e saj