A do të nis nesër mësimi në shkolla?

Prindërit por edhe vetë nxënësit janë në dilem të madhe nëse nga nesër fillon mësimi, kjo për faktin se ka qëndrime të ndryshme për sa i përket kësaj çështje.

Derisa Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë bënë thirrje që mësimi të nis nga nesër, është Sindikata e Arsimit ajo që kundërshton një gjë të tillë duke thënë se ndodhen në grevë, raporton 02Press.com

Sipas MASHT e drejta për shkollim është e garantuar me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar, andaj, konform përgjegjësive, secili duhet t’i përmbushë obligimet ligjore që çdo fëmijë të jetë në bankat shkollore.

“Humbja e mësimit është cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n dhe për gjithë shoqërinë”, thuhet në komunikatë.

MASHT: Mësimi në shkolla të nis nga nesër!

Ndërkohë Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë thotë se greva do të vazhdojë edhe nesër.

“Këtë e kemi bërë të ditur edhe gjatë takimit të djeshëm me presidentën Vjosa Osmani. Ne i kemi kërkuar edhe presidentës që ta shfrytëzojë autoritetin e saj për të gjetur zgjidhje. Nuk është se kemi arritur ndonjë rezultat në këtë takim. Qeveria nuk po dëshiron dialog” – tha Jasharaj.

Jasharaj: Greva do të vazhdojë derisa të ketë zgjidhje

Kjo situatë ka krijuar paqartësi të mëdha tek nxënësit dhe prindërit se si duhet të veprojnë më tutje.

Kërkesa e grevistëve është ndarja e shtesave prej 100 euro çdo muaj për mësimdhënësit.

Lexo edhe:  Kryeministri Kurti e konfirmon: Një polic i Kosovës është vrarë në fshatin Banjska të Leposaviqit