Punëtores i hodhi sprej në fytyrë, policia jep detaje për grabitjen në një institucion mikrofinanciar

Një rast grabitje është raportuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Siç bën të ditur policia, punëtorja e një lokali ka raportuar se një i dyshuar ka hedhur sprej në drejtim të saj.

I njëjti ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur, raporton gazeta10.

“Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, sot mbahet protestë gjithëpopullore në Prishtinë

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Prishtinë 04.12.2023-14:37. Ankuesja femër kosovare punëtore në një lokal, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur duke përdorur sprej ndaj saj, ka arrit të grabit një shumë parash dhe të largohet në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, njësitet policore janë duke hetuar rastin”, njofton Policia në raportin 24 orësh.

Lexo edhe:  “Nusja më përzuri nga shtëpia”, flet gruaja nga Shtëpia e të Moshuarve