Santiana me deklaratë të fortë: Nëse partneri im nuk ndihet mirë, dal nga shtëpia

Sonte po mbahet “prime” i radhës së “Big Brother VIP Kosova”.
Nuk mungon as sonte diskutimi lidhur me raportin e Santianës dhe Bucit, shkruan lajmi.net.

Pas gjithë debateve që i zhvilluan, u diskutua pak edhe disponimi i Santianës, pasi partneri i saj refuzoi momentin e fundit t’i dërgoj letër asaj.

E pyetur se pse mund të jetë ky refuzim, Santiana u shpreh se mund të mos jetë ndier mirë nga pamjet që ka parë.

Pas kësaj, ajo ka dhënë edhe një deklaratë të fuqishme, ku tha se nëse ai nuk ndihet mirë, ajo largohet menjëherë nga shtëpia.

Ndryshe, Alaudini tha se letra sonte i ka ardhur.

Lexo edhe:  Jo me Noizyn, Jori Delli në një lidhje me reperin e njohur italian