Zbardhen detaje nga grabitja e armatosur në Prishtinë, hajni i maskuar plaçkiti para

Një grabitje ka ndodhur para pak kohe në një institucion financiar afër shkollës “Ismail Qemajli” në Prishtinë.

Për grabitjen raporti Gazeta Sinjali, derisa tash janë zbardhur detaje të reja.

Një person i maskuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka hyrë në institucion financiar dhe e ka plaçkitur një shumë të parave.

Policia tashmë është në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet, ndërsa për rastin ende nuk kanë folur zyrtarisht.

Lexo edhe:  Gruaja ikë nga shtëpia e burrit dhe lë dy fëmijë të vegjël, babai i tyre lyp ndihmë nga policia për ta gjetur!