“Eskperti i arratisjeve” – Kush është personi që u arrestua sot pas aksionit të policisë në Dragodan

Bujar Basha është personi tjetër që Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj gjatë një aksioni që ka zhvilluar sot në lagjen “Arbëria” në Prishtinë lidhur me hetimet për kapjen e grupit të grabitësve të përfshirë në një plaçkitje që ka ndodhur javën e kaluar në Suharekë.

Dukagjin Gashi ka mbetur i vrarë pasi ai nuk iu dorëzua policisë. Ndërsa Insajderi mëson se është arrestuar Bujar Basha si i dyshuar për pjesëmarrje në plaçkitje.

Basha është emër i njohur për policinë. Ai njihet si “Ekspert i arratisjes” pasi që ai kishte arritur të arratiset nga Burgu i Dubravës . Por jo edhe këtë herë. Ai është kapur nga policia.

Basha kishte rrëfyer publikisht se si kishte ralizuar katër arratisje spektakulare nga Burgjet e Kosovës.

 

Lexo edhe:  Rast i rëndë në Podujevë, qeni sulmon fëmijët në shkollë, gjashtë nxënës përfundojnë në spital