Jugu i Mitrovicës stërmbushet me vetura KM, serbët “bllokojnë” kontrollimet teknike nga numri i madh i veturave
Bizneset që kryejnë kontrollime teknike në Mitrovicë asnjëherë nuk kanë qenë më të mbushura se sot.
Sot shumë qytetarë serbë kanë dalur këndej lumit Iber për të kryer kontrollat teknike për veturat e tyre, shkruan Jepi zë.
Në disa foto të siguruar nga “Jepi zë” shihen vetura me targa serbe KM dhe automjete tjera pa targa fare, duke pritur në radhë.
Koha për konvertimin e targave në RKS kalon ditën e neserme ndërsa kjo ka bërë që serbë të dalin nga Veriu në Jug për të kryer kontrollimet teknike të veturave sa më shpejtë.
Ndryshe deri tani numri i veturave që janë kthyer në RKS besohet se ka kaluar 3 mijë automjete./ Jepi zë