Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të kemi përmirësim të motit pas një kohë të gjatë megjithatë ende jo tërësisht. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe lokalisht me ngrica. ndërsa dita me vranësira e intervale kohore me diell. Rrallë në ndonjë rajon priten riga lokale shiu kryesisht në veriperëndim dhe pjesërisht edhe në perëndim të vendit. Temperatura minimale rreth -3 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius. Pra, siç mund të vërejmë nga nesër depërtojnë masa paksa më të ngrohta ajrore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Vende-vende priten më shumë vranësira si në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe thellë në jug të Shqipërisë ku nganjëherë do të ketë riga lokale shiu.

E Premta dhe e Shtuna pritet të jenë ditë të “ngrohta” pothuajse pranverore, me rrymime të fuqishnme ajrore nga jugu dhe intervale kohore me diell. Riga shiu nganjëherë vetëm në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe veriperëndim të Republikës së Kosovës. Temperaturat në Kosovë pak mbi 15 gradë Celsius e në Shqipëri edhe mbi 20 gradë Celsius.

Të dielën ulje e temperaturave dhe pas reshjeve të shiut mund të kemi reshje afatshkurtra, lokale bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Hyri për të vjedhur pula, shqiptari vritet nga i zoti i shtëpisë