Stuhi në Mal të Zi, era e fortë rrezikon të përmbysë anijen turistike

Anija turistike Amadea, i cili është në pronësi të një kompanie gjermane, tërhoqi vëmendjen e vendasve kur për pak u përmbys mëngjesin e sotëm teksa lundronte në gjirin e Kotorrit.

Nga Drejtoria e Sigurisë Detare dhe Menaxhimit Portual kanë thënë për portalin RTCG se janë të informuar për këtë ngjarje, por nuk ka asnjë kërcënim për sigurinë.

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet se si era e fortë e çon anijen drejt Oravacit.

VIDEO

Lexo edhe:  “I dehur me çaj rusi”, llapjani me veturë futet në një lokal në qendër të Podujevës, në mesnatë