E dhimbshme: Kjo është 56-vjeçarja që humbi jetën pasi u godit nga vetura në Prishtinë

Një aksident në trafik i shkaktoi lëndime të rënda një këmbësoreje në rrugën ‘C’ në Prishtinë. Viktima u dërgua me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, mirëpo e njëjta s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se viktima është Dashurije Gashi, 56-vjeçare.

E ndjera u goditur nga një veturë teksa po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

Shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin është arrestuar, ka njoftuar Policia të martën mbrëmë.

Lexo edhe:  Pejë: Fëmija 11-vjeçar vdes tragjikisht, rrëzohet aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë