Plas sherri mes çiftit në Prishtinë, burri kërkon ndihmën e Policisë pasi u kap me gruan

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur.

Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, një çift përfundoi në Polici pasi u kapën me njëri – tjetrin në rrugën “Eduard Lir” pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka nisi pas një zënke, e cila eskaloi dhe ishte burri ai që e kërkoi ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, çifti janë intervistuar lidhur me rastin për të cilin dyshohen.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

Lexo edhe:  Vdes një i burgosur në qendrën e paraburgimit në Prishtinë