Detaje të pazbuluara: Këta janë babë e bir që u plagosen në restorantin “Leo”
Disa të shtëna me armë janë dëgjuar edhe sot në restorant “Leo” në Pejë, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Gazeta Sinjali nga burimet e saja ka mësuar se të plagosurit janë babë dhe bir.
Sipas informatave të para djali është plagosur në këmbë nga arma, kurse babai i tij ka pësuar lëndime, por jo nga plumbi.
Viktimat janë Halil Ademi dhe djali i tij Orhani të cilët tashmë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe ende nuk dihet për gjendjen e tyre.
Rastin e konfimruar Policia në Pejë.
“Më datë 27 nëntor 2023 rreth orës 07:15, Policia është informuar se në rrugën “ Alia Izetbegoviq ” nё fshatin Vitomericë në një lokal ka të shtëna me armë zjarri”.
Policia po ashtu ka arritur ta kap të dyshuarin, të cilit i është gjetur edhe arma e cila dyshohet që ishte përdorur në atë rast.