Greqi: 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë, policia e heton rastin si vrasje

Policia greke po heton nëse vdekja e 29-vjeçarit Angjelos Avdiu është vrarë nga persona ende të panjohur, apo i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në një pemë në afërsi të Qilinit, 70 km në perëndim të Patrës.

Trupi i 29-vjeçarit të zhdukur që në 29 tetor të këtij viti, u gjet një ditë më parë prej pronarit të një banese, jashtë së cilës u gjet i varur në një pemë.

Mësohet se viktima u gjet i lidhur këmbë e duar ndërsa nën këmbët e tij u gjet edhe një shkallë.

Askush nuk ka informacione pse ai ndodhej në atë banesë, ndërsa pronari i shtëpisë ku u gjet trupi i Avdiut, u tha policëve se jeton në Athinë dhe e viziton banesën e tij një ose dy herë në vit.

Prej hetimeve rezultoi se në banesa nuk ishte hapur ose vjedhur dhe nuk mungonte asnjë send, çka tregon se viktima nuk po kryente asnjë veprim të jashtëligjshëm në zonë.

Trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit të Pirgosit ku edhe u identifikua prej nënës së tij.

Lexo edhe:  Dalin pamjet nga policia: Kjo është droga 400 mijë euroshe që iu kap asamblistit të VV-së në Prishtinë