Përsëri shpërthim në Mitrovicën Veriore
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje pas mesnate ka ndodhur një shpërthim tjetër në Mitrovicën Veriore.
„Ankuesi kosovar, ka raportuar se pranë shtëpisë së tij është hedhur një mjet shpërthyes, dhe si pasojë i janë dëmtuar disa dritare të shtëpisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore.
Tutje policia e Kosovës bën të ditur se “nuk raportohet për ndonjë person të lënduar”.
Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.