E rëndë: 21-vjeçarja tenton t’i jap fund jetës duke pirë ilaqe, shkak divorci

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Ferizaj ku një 21-vjeçare tentoi t’i jap fund jetëssaj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve.

Burimet brenda Emergjencës në Ferizaj kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në deklaratat e familjarëve të saj, shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar emocionale pasi e njëjta është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Grabitja e famshme në Suharekë, ky është i arrestuari