Italia e çon në shtëpi Serbinë provokuese
Italia e ka eliminuar Serbinë në gjysmëfinale të “Davis Cup” në tenis. Të shtunën mbrëma, Italia fitoi në sete 2:0.
Tenistët serbë edhe në ndeshjen e sotme hyn në fushë me këngë nacionaliste. “Gëzo popull serb” ishte kënga e zgjedhur nga tenistët provokues serbë. Kjo këngë tashmë ka shkaktuar skandal në Kosovë. Një nga fjalitë e saj është “Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.
Italia kishte në përbërje Jannik Sinnerin dhe Lorenzo Sonegon, që fituan 6:3 dhe 6:4 përballë Novak Gjokoviqit dhe Miomir Kecmanoviqit.
Në finale, Italia do të luajë përballë Australisë.
E tenistët serbë do të kthehen në shtëpi “duarthatë”.
Tenistët serbë e lëshuan këngën nacionaliste edhe para ndeshjes ndaj Britanisë së Madhe në kuadër të çerekfinales së “Davis Cup” që po mbahet në Malaga të Spanjës.
Më vonë, kjo këngë u hoq nga rrjetet sociale pas reagimeve të shumta, përfshirë këtu edhe atë të Federatës së Tenisit të Kosovës, e cila dërgoi ankesë në Federatën Ndërkombëtare të Tenisit dhe Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.