Reshjet e pandërprera të borës, vështirësohet qarkullimi në “Arbën Xhaferi”
Bora në autostradën “Arbën Xhaferi” ka vështirësuar qarkullimin e veturave.
Indeksonline raporton se shoferët janë duke drejtuar veturat e tyre me kujdes të shtuar, sidomos tani që reshjet e borës janë intensifikuar.
Në anën tjetër, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.
“Unë jam duke kontaktuar nonstop me menaxherët të cilët janë në terren. Komplet territorin po e mbulojmë me 19 kontrata, ku katër janë për autostrada”.